-
Psalms 106
- 1 Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 2 Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?
- 3 Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.
- 4 Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd,
- 5 me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.
- 6 Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.
- 7 Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.
- 8 Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.
- 9 I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.
- 10 I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.
- 11 Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre, dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre.
- 12 Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.
- 13 Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.
- 14 U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.
- 15 Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.
- 16 Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,
- 17 toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.
- 18 Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.
- 19 Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë,
- 20 dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha bar.
- 21 Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,
- 22 mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.
- 23 Prandaj ai foli t'i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t'i shkatërronte.
- 24 Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,
- 25 por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.
- 26 Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t'i rrëzonte në shkretëtirë,
- 27 dhe se do t'i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t'i shpërndante në të gjitha vendet.
- 28 Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve.
- 29 E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.
- 30 Por Finehasi u ngrit dhe bëri drejtësi; dhe murtaja pushoi.
- 31 Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.
- 32 Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,
- 33 sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.
- 34 Ata nuk shkatërruan popujt, siç i kishte porositur Zoti;
- 35 por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre;
- 36 u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;
- 37 ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre,
- 38 dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.
- 39 Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre.
- 40 Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.
- 41 I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.
- 42 Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.
- 43 Ai i çliroi shumë herë, por ata vazhduan të ngrenë krye dhe të zhyten në paudhësinë e tyre.
- 44 Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,
- 45 dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhemshurinë e madhe të tij u qetësua.
- 46 Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.
- 47 Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.
- 48 I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.
-
-
-
King James Version (kjv)
- Afrikaans
- Albanian
- Arabic
- Armenian
- Basque
- Breton
- Calo
- Chamorro
- Cherokee
- Chinese
- Coptic
- Croatian
- Czech
- Danish
- Dari
- Dutch
-
English
American King James Version (akjv) American Standard Version (asv) Basic English Bible (basicenglish) Douay Rheims (douayrheims) John Wycliffe Bible (c.1395) (wycliffe) King James Version (kjv) King James Version (1769) with Strongs Numbers and Morphology and CatchWords, including Apocrypha (without glosses) (kjva) Webster's Bible (wb) Weymouth NT (weymouth) William Tyndale Bible (1525/1530) (tyndale) World English Bible (web) Young's Literal Translation (ylt)
- English and Klingon.
- Esperanto
- Estonian
- Finnish
- French
- German
- Gothic
- Greek
- Greek Modern
- Hebrew
- Hungarian
- Italian
- Japanese
- Korean
- Latin
- Latvian
- Lithuanian
- Malagasy
- Malayalam
- Manx Gaelic
- Maori
- Mongolian
- Myanmar Burmse
- Ndebele
- Norwegian bokmal
- Norwegian nynorsk
- Pohnpeian
- Polish
- Portuguese
- Potawatomi
- Romanian
- Russian
- Scottish Gaelic
- Serbian
- Shona
- Slavonic Elizabeth
- Spanish
- Swahili
- Swedish
- Syriac
- Tagalog
- Tausug
- Thai
- Tok Pisin
- Turkish
- Ukrainian
- Uma
- Vietnamese
-
-
Active Persistent Session:
To use a different persistent session key, simply add it above, and click the button below.
How This All Works
Your persistent session key, together with your favourite verse, authenticates you. It links to all your notes and tags in the Bible. You can share it with loved ones so they can see your notes and tags.
However, to modify your notes and tags, you need both the persistent session key and your favourite verse.
Please Keep Your Favourite Verse Private
Your persistent session key and favourite verse provide you exclusive access to edit your notes and tags. Think of your persistent session key as a username and your favourite verse as a password. Therefore, ensure your favourite verse is kept private.
The persistent session key allows viewing, while editing is only possible when the correct favourite verse is provided.
-
Loading...
-
-
Albanian Bible (alb - 2)
2020-02-08Albanian (sq)
Albanian Bible
Courtesy the Unbound Bible
(http://unbound.biola.edu/)- Encoding: UTF-8
- Direction: LTR
- LCSH: Bible.Albanian
- Distribution Abbreviation: Bibla e Shenjtë
License
Public Domain
Source (OSIS)
http://unbound.biola.edu/ & https://www.biblegateway.com/versions/Albanian-Bible-ALB/#booklist
- history_1.1
- enciphered module
- history_1.2
- changed to Unbound Bible’s PD UTF-8 source and compressed
- history_2.0
- (2020-02-08) New TextSource
Favourite Verse
You should select one of your favourite verses.
This verse in combination with your session key will be used to authenticate you in the future.
This is currently the active session key.
Should you have another session key from a previous session.
You can add it here to load your previous session.