-
Jeremiah 5
- 1 Shkoni rreth e rrotull nëpër rrugët e Jeruzalemit; shikoni dhe binduni, dhe kërkoni në sheshet e tij në rast se gjeni një njeri, një njeri të vetëm që zbaton drejtësinë, që kërkon të vërtetën, dhe unë do ta fal.
- 2 Edhe kur thonë: "Zoti rron", me siguri betohen për atë që është e gënjeshtërt.
- 3 O Zot, nuk janë sytë e tu për të vërtetën? Ti i godite, por ata nuk ndjenë asnjë dhembje; i ke konsumuar, por kanë refuzuar të pranojnë korrigjimin. Ata e ngurtësuan fytyrën e tyre më tepër se shkëmbi dhe nuk pranuan të kthehen.
- 4 Prandaj thashë: "Ata janë me siguri të varfër, janë pa mend sepse nuk njohin rrugën e Zotit, ligjin e Perëndisë së tyre.
- 5 Do të shkoj, pra, te të mëdhenjtë dhe do t'u flas atyre, sepse ata e njohin rrugën e Zotit, ligjin e Perëndisë së tyre". Por edhe ata bashkë kanë shkallmuar zgjedhën dhe i kanë këputur verigat.
- 6 Prandaj luani i pyllit i vret, ujku i shkretëtirës i shkatërron, leopardi rri në pritë afër qyteteve të tyre; kushdo që del prej tyre copëtohet, sepse shkeljet e tyre janë të shumta, rebelimet e tyre janë shtuar.
- 7 "Si do të mund të të falja për këtë? Bijtë e tu më kanë braktisur dhe betohen për ata që nuk janë perëndi. Unë i kam ngopur, por ata kanë shkelur kurorën dhe mbushin shtëpitë e kurvërimit.
- 8 Janë si hamshorë të ushqyer mirë dhe tërë afsh në mëngjes; secili hingëllin prapa gruas së fqinjit të tij.
- 9 A nuk do t'i dënoj unë për këto gjëra?", thotë Zoti, "dhe nuk do të hakmerrem unë me një komb të tillë?
- 10 Ngjituni mbi muret dhe shkatërroni, por mos kryeni një shkatërrim të plotë; krasitni degët e tyre, sepse nuk janë të Zotit.
- 11 Sepse shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës kanë vepruar në mënyrë të pabesë me mua", thotë Zoti.
- 12 Kanë mohuar Zotin dhe kanë thënë: "Nuk është ai. Asnjë e keqe nuk do të bjerë mbi ne; nuk do të shohim as shpatën as urinë.
- 13 Profetët nuk janë veçse ajër dhe tek ata nuk është fjala e Zotit. T'u bëhet atyre ajo që ata thonë për ne!".
- 14 Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Duke qenë se keni folur në këtë mënyrë, unë do t'i bëj fjalët e mia si zjarr në gojën tënde, dhe këtë popull si dru, që ai do të përpijë.
- 15 Ja, unë do të sjell kundër jush një komb nga larg, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti. "Éshtë një komb trim, një komb i vjetër, një komb të cilit nuk i njeh gjuhën dhe nuk i kupton fjalët.
- 16 Kukurja e tij është si një varr i hapur; janë të gjithë njerëz trima.
- 17 Ai do të gllabërojë të korrat e tua dhe bukën tënde, do të gëlltisë bijtë e tu dhe bijat e tua, do të gëlltisë kopetë e tua dhe bagëtinë tënde të trashë, do të gëlltisë vreshtat e tua dhe fiqtë e tu; do të shkatërrojë me shpatë qytetet e tua të fortifikuara te të cilët ke besim.
- 18 Por edhe në ato ditë", thotë Zoti, "nuk do të të shkatërroj plotësisht.
- 19 Dhe do të ndodhë që kur të thoni: "Pse Zoti, Perëndia ynë, na ka bërë të gjitha këto gjëra?", ti do t'u përgjigjesh atyre: "Ashtu si ju më keni braktisur mua dhe u keni shërbyer perëndive të huaja në vendin tuaj, kështu do t'u shërbeni të huajve në një vend që nuk është juaji".
- 20 Lajmëroni për këtë shtëpinë e Jakobit dhe shpalleni në Judë, duke thënë:
- 21 Dëgjoni tani këtë, o popull pa mend dhe pa zemër, që ka sy, por nuk shikon, që ka veshë, por nuk dëgjon.
- 22 Nuk do të keni frikë prej meje?", thotë Zoti, "nuk do të dridheni para meje që kam vënë rërën si kufi të detit, si një statut të përjetshëm që nuk do të kapërcejë kurrë? Valët e tij ngrihen por nuk fitojnë, bëjnë zhurmë, por nuk e kapërcejnë.
- 23 Por ky popull ka një zemër kryeneçe dhe rebele; kthehen prapa dhe ikin.
- 24 Nuk thonë në zemër të tyre: "Kemi frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që na jep shiun në kohën e duhur, i pari dhe i fundit shi, që mban për ne javët e caktuara për korrje".
- 25 Paudhësitë tuaja i kanë përmbysur këto gjëra dhe mëkatet tuaja mbajnë larg jush begatinë.
- 26 Sepse midis popullit tim ka njerëz të këqij që përgjojnë si gjuetarët e zogjve në pritë; ata vënë leqe dhe kapin njerëz.
- 27 Ashtu si një kafaz është plot me zogj, kështu shtëpitë e tyre janë plot mashtrim; prandaj bëhen të mëdhenj dhe pasurohen.
- 28 Majmen dhe begatohen; po, kalojnë madje kufijtë e së keqes. Nuk mbrojnë çështjen, çështjen e jetimit, dhe megjithatë; nuk mbrojnë të drejtën e të varfërve.
- 29 A duhet t'i dënoj për këto gjëra?", thotë Zoti. "Dhe a nuk do të hakmerrem me një komb të tillë?
- 30 Në vend është kryer një gjë e tmerrshme dhe shumë e shëmtuar:
- 31 profetët profetizojnë në mënyrë të rreme, priftërinjtë qeverisin duke u mbështetur në forcën e autoritetit të vet dhe popullit tim i pëlqen që gjendja është e tillë. Por çfarë do të bëni kur të vijë fundi?".
-
-
King James Version (kjv)
- Afrikaans
- Albanian
- Arabic
- Armenian
- Basque
- Breton
- Calo
- Chamorro
- Cherokee
- Chinese
- Coptic
- Croatian
- Czech
- Danish
- Dari
- Dutch
-
English
American King James Version (akjv) American Standard Version (asv) Basic English Bible (basicenglish) Douay Rheims (douayrheims) John Wycliffe Bible (c.1395) (wycliffe) King James Version (kjv) King James Version (1769) with Strongs Numbers and Morphology and CatchWords, including Apocrypha (without glosses) (kjva) Webster's Bible (wb) Weymouth NT (weymouth) William Tyndale Bible (1525/1530) (tyndale) World English Bible (web) Young's Literal Translation (ylt)
- English and Klingon.
- Esperanto
- Estonian
- Finnish
- French
- German
- Gothic
- Greek
- Greek Modern
- Hebrew
- Hungarian
- Italian
- Japanese
- Korean
- Latin
- Latvian
- Lithuanian
- Malagasy
- Malayalam
- Manx Gaelic
- Maori
- Mongolian
- Myanmar Burmse
- Ndebele
- Norwegian bokmal
- Norwegian nynorsk
- Pohnpeian
- Polish
- Portuguese
- Potawatomi
- Romanian
- Russian
- Scottish Gaelic
- Serbian
- Shona
- Slavonic Elizabeth
- Spanish
- Swahili
- Swedish
- Syriac
- Tagalog
- Tausug
- Thai
- Tok Pisin
- Turkish
- Ukrainian
- Uma
- Vietnamese
-
-
Active Persistent Session:
To use a different persistent session key, simply add it above, and click the button below.
How This All Works
Your persistent session key, together with your favourite verse, authenticates you. It links to all your notes and tags in the Bible. You can share it with loved ones so they can see your notes and tags.
However, to modify your notes and tags, you need both the persistent session key and your favourite verse.
Please Keep Your Favourite Verse Private
Your persistent session key and favourite verse provide you exclusive access to edit your notes and tags. Think of your persistent session key as a username and your favourite verse as a password. Therefore, ensure your favourite verse is kept private.
The persistent session key allows viewing, while editing is only possible when the correct favourite verse is provided.
-
Loading...
-
-
Albanian Bible (alb - 2)
2020-02-08Albanian (sq)
Albanian Bible
Courtesy the Unbound Bible
(http://unbound.biola.edu/)- Encoding: UTF-8
- Direction: LTR
- LCSH: Bible.Albanian
- Distribution Abbreviation: Bibla e Shenjtë
License
Public Domain
Source (OSIS)
http://unbound.biola.edu/ & https://www.biblegateway.com/versions/Albanian-Bible-ALB/#booklist
- history_1.1
- enciphered module
- history_1.2
- changed to Unbound Bible’s PD UTF-8 source and compressed
- history_2.0
- (2020-02-08) New TextSource
Favourite Verse
You should select one of your favourite verses.
This verse in combination with your session key will be used to authenticate you in the future.
This is currently the active session key.
Should you have another session key from a previous session.
You can add it here to load your previous session.