-
Nehemiah 7
- 1 Kur muret përfunduan dhe unë vura në vend portat, dhe derëtarët, këngëtarët dhe Levitët u caktuan në funksionet e tyre,
- 2 komandën e Jeruzalemit ia dhashë Hananit, vëllait tim, dhe Hananiahut, qeveritarit të fortesës, sepse ishte njeri besnik dhe kishte frikë nga Perëndia më tepër se shumë të tjerë.
- 3 Dhe u thashë atyre: "Portat e Jeruzalemit nuk duhet të hapen deri sa të fillojë të djegë dielli; dhe ndërsa rojet janë akoma në vendroje, portat të mbahen të mbyllura dhe me shufra. Të vendosen roje nga banorët e Jeruzalemit, disa në vendin e tyre mbi muret dhe të tjerë përpara shtëpisë së tyre".
- 4 Qyteti ishte i madh dhe i gjerë, por brenda tij kishte pak njerëz dhe nuk ndërtoheshin shtëpi.
- 5 Atëherë Perëndia im më vuri në zemër detyrën të mbledh parinë, gjyqtarët dhe popullin, për t'i regjistruar sipas gjenealogjive të tyre. Dhe gjeta regjistrin gjenealogjik të atyre që ishin kthyer nga
- 6 Këta janë ata të krahinës që u kthyen nga robëria, ata që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte internuar dhe që ishin kthyer në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.
- 7 Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeon, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:
- 8 bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind shtatëdhjetë e dy veta.
- 9 Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy veta.
- 10 Bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy veta.
- 11 Bijtë e Pahath-Moabit, bijtë e Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë veta.
- 12 Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.
- 13 Bijtë e Zatujit, tetëqind e dyzet e pesë veta.
- 14 Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë veta.
- 15 Bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë veta.
- 16 Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë veta.
- 17 Bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy veta.
- 18 Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë veta.
- 19 Bijtë e Bigvait, dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë veta.
- 20 Bijtë e Adinit, gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë veta.
- 21 Bijtë e Aterit, nga familja e Ezekias, nëntëdhjetë e tetë veta.
- 22 Bijtë e Hashumit, treqind e njëzet e tetë veta.
- 23 Bijtë e Bezait, treqind e njëzet e katër veta.
- 24 Bijtë e Harifit, njëqind e dymbëdhjetë veta.
- 25 Bijtë e Gabaonit, nëntëdhjetë e pesë veta.
- 26 Burrat e Betlemit dhe të Netofahut, njëqind e tetëdhjetë e tetë veta.
- 27 Burrat e Anathothit, njëqind e njëzet e tetë veta.
- 28 Burrat e Beth-Azmavethit, dyzet e dy veta.
- 29 Burrat e Kirjath-Jearimit, të Kefirahut dhe të Beerothit, shtatëqind e dyzet e tre veta.
- 30 Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një veta.
- 31 Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy veta.
- 32 Burrat e Bethelit dhe të Ait, njëqind e njëzet e tre veta.
- 33 Burrat e një Nebos tjetër, pesëdhjetë e dy veta.
- 34 Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.
- 35 Bijtë e Harimit, treqind e njëzet veta.
- 36 Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë veta.
- 37 Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e një veta.
- 38 Bijtë e Senaahut, tre mijë e nëntëqind e tridhjetë veta.
- 39 Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre veta.
- 40 Bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy veta.
- 41 Bijtë e Pashurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë veta.
- 42 Bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë veta.
- 43 Levitët: bijtë e Jeshuas, nga familja e Kadmielit, bijtë e Hodevahut, shtatëdhjetë e katër veta.
- 44 Këngëtarët: bijtë e Asafit, njëqind e dyzet e tetë veta.
- 45 Derëtarët: bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitas, bijtë e Shobait, njëqind e tridhjetë e tetë veta.
- 46 Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Taboathit,
- 47 bijtë e Keros, bijtë e Sias, bijtë e Padonit,
- 48 bijtë e Lebanas, bijtë e Hagabas, bijtë e Salmait,
- 49 bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit,
- 50 bijtë e Reajahut, bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodës,
- 51 bijtë e Gazamit, bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut,
- 52 bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefishesimit,
- 53 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit,
- 54 bijtë e Bazlithit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas,
- 55 bijtë e Barkos, bijtë e Siseras, bijtë e Tamahut,
- 56 bijtë e Netsiahut, bijtë e Hatifas.
- 57 Bijtë e shërbëtorëve të Salomonit: bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Peridas,
- 58 bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,
- 59 bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokerethit nga Tsebaimi, bijtë e Amonit.
- 60 Shuma e Nethinejve dhe bijve të shërbëtorëve të Salomonit, treqind e nëntëdhjetë e dy veta.
- 61 Këta janë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerubi, nga Adoni dhe nga Imeri, dhe që nuk qenë në gjendje të përcaktonin shtëpinë e tyre atërore ose pasardhjen e tyre, për të vërtetuar që i përkisnin Izraelit;
- 62 bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjashtëqind e dyzet e dy veta.
- 63 Midis priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Kotsit, bijtë e Barzilait; i cili ishte martuar me një nga bijat e Barzijlait, Galaaditit, dhe mori emrin e tyre.
- 64 Këta kërkuan listat e tyre midis atyre që ishin regjistruar në gjenealogjitë, por nuk i gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër;
- 65 qeveritari i urdhëroi që të mos hanin gjëra shumë të shenjta deri sa të paraqitej një prift me Urimin dhe me Thumimin.
- 66 E tërë asambleja kishte gjithsej dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta,
- 67 përveç shërbëtorëve të tyre dhe shërbëtoreve të tyre, që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë veta. Kishin gjithashtu dyqind e dyzet e pesë këngëtarë dhe këngëtare.
- 68 Kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,
- 69 katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.
- 70 Disa të parë të shtëpive atërore bënë dhurata për punën e ndërtimit. Qeveritari i dha thesarit një mijë darikë ari, pesëdhjetë kupa, pesëqind e tridhjetë rroba priftërinjsh.
- 71 Disa të parë të shtëpive atërore i dhanë thesarit për punën e ndërtimit njëzet mijë darikë ari dhe dy mijë mina argjendi.
- 72 Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë darikë ari, dy mijë mina argjendi dhe gjashtëdhjetë e shtatë rroba priftërinjsh.
- 73 Kështu priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, Nethinejtë dhe tërë Izraelitët u vendosën në qytetet e tyre. Kur arriti muaji i shtatë, bijtë e Izraelit ishin në qytetet e tyre.
-
-
King James Version (kjv)
- Afrikaans
- Albanian
- Arabic
- Armenian
- Basque
- Breton
- Calo
- Chamorro
- Cherokee
- Chinese
- Coptic
- Croatian
- Czech
- Danish
- Dari
- Dutch
-
English
American King James Version (akjv) American Standard Version (asv) Basic English Bible (basicenglish) Douay Rheims (douayrheims) John Wycliffe Bible (c.1395) (wycliffe) King James Version (kjv) King James Version (1769) with Strongs Numbers and Morphology and CatchWords, including Apocrypha (without glosses) (kjva) Webster's Bible (wb) Weymouth NT (weymouth) William Tyndale Bible (1525/1530) (tyndale) World English Bible (web) Young's Literal Translation (ylt)
- English and Klingon.
- Esperanto
- Estonian
- Finnish
- French
- German
- Gothic
- Greek
- Greek Modern
- Hebrew
- Hungarian
- Italian
- Japanese
- Korean
- Latin
- Latvian
- Lithuanian
- Malagasy
- Malayalam
- Manx Gaelic
- Maori
- Mongolian
- Myanmar Burmse
- Ndebele
- Norwegian bokmal
- Norwegian nynorsk
- Pohnpeian
- Polish
- Portuguese
- Potawatomi
- Romanian
- Russian
- Scottish Gaelic
- Serbian
- Shona
- Slavonic Elizabeth
- Spanish
- Swahili
- Swedish
- Syriac
- Tagalog
- Tausug
- Thai
- Tok Pisin
- Turkish
- Ukrainian
- Uma
- Vietnamese
-
-
Active Persistent Session:
To use a different persistent session key, simply add it above, and click the button below.
How This All Works
Your persistent session key, together with your favourite verse, authenticates you. It links to all your notes and tags in the Bible. You can share it with loved ones so they can see your notes and tags.
However, to modify your notes and tags, you need both the persistent session key and your favourite verse.
Please Keep Your Favourite Verse Private
Your persistent session key and favourite verse provide you exclusive access to edit your notes and tags. Think of your persistent session key as a username and your favourite verse as a password. Therefore, ensure your favourite verse is kept private.
The persistent session key allows viewing, while editing is only possible when the correct favourite verse is provided.
-
Loading...
-
-
Albanian Bible (alb - 2)
2020-02-08Albanian (sq)
Albanian Bible
Courtesy the Unbound Bible
(http://unbound.biola.edu/)- Encoding: UTF-8
- Direction: LTR
- LCSH: Bible.Albanian
- Distribution Abbreviation: Bibla e Shenjtë
License
Public Domain
Source (OSIS)
http://unbound.biola.edu/ & https://www.biblegateway.com/versions/Albanian-Bible-ALB/#booklist
- history_1.1
- enciphered module
- history_1.2
- changed to Unbound Bible’s PD UTF-8 source and compressed
- history_2.0
- (2020-02-08) New TextSource
Favourite Verse
You should select one of your favourite verses.
This verse in combination with your session key will be used to authenticate you in the future.
This is currently the active session key.
Should you have another session key from a previous session.
You can add it here to load your previous session.